Këta janë tre këngëtarët e njohur që dyshohen se ia ‘kallën’ veturën e Florit

Këta janë tre këngëtarët e njohur që dyshohen se ia ‘kallën’ veturën e Florit

Policia tani ka përcaktuar disa të dyshuar, mes tyre tre kolegë të kantautorit. Sipas “Panoramës”, po hetohen tre këngëtarë me të cilët Flori ka pasur konflikt. Njëri është Stine, me të cilin Mumajesi pati një sherr fizik vitin e kaluar, pas finales së “Këngës Magjike”.

Dy të tjerët janë Endri dhe Stefi, të cilët ditët e fundit kanë pasur një konflikt publik për çështje të muzikës, duke e kritikuar për stilin tallava që Mumajesi ndërthur në këngët e tij, duke e akuzuar edhe për vjedhje. Gjithashtu policia po heton edhe pistën e konkurrencës në biznes.

Ngjarja ndodhi një ditë përpara se kantautori të publikonte “Nallane 2”. Vetë Flori, i marrë në pyetje nga policia, nuk ka mundur të japë ndonjë emër.

Shpërndaje në: