Me këta lojtarë pritet të luajë sonte Shkëndija kundër Milanit

Me këta lojtarë pritet të luajë sonte Shkëndija kundër Milanit

Milani dhe Shkëndija do t’i masin forcat mes vete sonte në San Siro.

Tuttomercatoëeb i ka publikuar formacionet e mundshme të ndeshjes së sotme mes Milanit dhe Shkëndijës e vlefshme për play-offin e Ligës së Evropës.

Trajneri Vicenzo Montella pritet që të fus në lojë lojtarët më të mirë duke filluar nga Leonardo Bobucci e deri te Andre Silva në sulm.

Në anën tjetër Qatip Osmani pritet të mos bëjë ndryshime nga ndeshje e kaluar.

Dyshja Ferhan Hasani dhe Besar Ibraimi prite t’i prijnë sulmit.

MILAN (4-3-3): Donnarumma; Conti, Bonucci, Musacchio, Rodriguez; Kessiè, Montolivo, Bonaventura; Suso, Andrè Silva, Calhanoglu.

SHKENDIJA (4-2-3-1): Zahov; Todorovski, Bejtulai, Bojku, Celikovic; Alimi, Totre; Radeski, Hasani, Abdurahimi, Ibraimi.

 

Shpërndaje në: