Këtë foto sigurisht Gold AG do të donte ta fshinte nga interneti (Foto)
Gold AG është njëri ndër reperët tanë i cili është shumë aktiv në fushën e muzikës, shkruan “Kosovarja”.
Ariani përveç këngëve të tij që i bën vet, ai ka edhe shumë bashkëpunime, ku të gjitha kanë rezultuar të suksesshme.
Njëri ndër bashkëpunimet e tij të fundit është ai me këngëtaren e muzikës popullore Shyhrete Behlulin.
Ku kjo këngë i kushtohet motrës dhe vëllait, ndërsa ka arrit që të pëlqehet shumë dhe ka pas shumë komente pozitive. Edhe pse karriera momentale e Goldit është pothuajse në nivelin e kënaqshëm.
Dikur Ariani në fillimet e karrierës së tij bënte edhe këngë e spote më “eksplicite”. Ku përdorte fjalë të ndyra dhe nëpër spotet e tij shiheshin femra përreth tij.
Një foto e tillë ku Gold AG shihet mes dy femrave shumë “shpërthyese”, po qarkullon nëpër internet. Foto e cila sigurisht po të ishte e mundur besohet se Ariani do ta kishte zhdukur nga rrjeti.
Por, edhe pse kjo foto që do ta shihni tani, e paraqet Arianin si një djalë të pasionuar pas femrave.
Ai në jetën e tij është krejt tjetër, ku është në një lidhje të shëndoshë me vajzën e quajtur Adelina, e që asgjë nuk dihet më shumë për të.
Vetëm emri i saj, ngase këngëtari në fjalë nuk dëshiron që t’i bëhet jeta private, pjesë e medies rozë.




