Këta janë kandidatët për deputetë nga Alternativa
Partitë politike të cilat do të garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit tashmë kanë nisur t’i përpilojnë listat me kandidatë për deputetë.
Periskopi merr vesh se partia më e re në vend, Alternativa tashmë ka caktuar listën e deputetëve për në zgjedhje dhe ata do të jenë: Mimoza Kusari – Lila, Ilir Deda, Hasan Preteni, Kastriot Jahaj, Reshat Nurboja, Nehat Emërllahu, Albert Lila, Edi Puka, Flutura Bektashi dhe Arbërore Riza.
Edhe partitë e tjera kanë caktuar kandidatët për deputetë, por që vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deri më tani e ka bërë zyrtare listën.
Kujtojmë që Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës i është bashkuar koalicionit LDK-AKR./Periskopi/



