Këtë këngëtare yll e bëri Getoar Selimi (Video)
Emri i cili padyshim që secilën këngë që e ka realizuar për të tjerët është bërë hit, është frontman-i i label-it “Baba Start” hip hop artisti, Getoar Selimi.
Ai ka lënë gjurmë në skenën muzikore shqiptare duke kthyer secilin bashkëpuntorë të tij në një superyll vjetorë.
Nëpërmjet këngëve të realizuara nga ai dhe të interepretuara me të, këngëtaret shqiptare Çiljeta Xhilaga, Elvana Gjata, Altuna Sejdiu- Tuna, Nora Istrefi, Genta Ismaili, Soni Malat e shumë të tjera kanë arritur secila në periudha të ndryshme kohore, që të jenë në majat e suksesit të tyre në të gjitha trojet shqiptare.



