Këtë nuk e keni pritur nga Arsenali, 100 milionë euro për superyllin francez

Këtë nuk e keni pritur nga Arsenali, 100 milionë euro për superyllin francez

Arsenali kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm dhe po mendon një ofertë të madhe në drejtim të talentit të Monacos, Kylian Mbappe.

“Topçinjtë” kanë hedhur sytë nga talenti i Monaco, Kylian Mbappe, i cili kërkohet me ngulm edhe nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Mediat britanike theksojnë se skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger po përgatit një ofertë të ‘çmendur’ në drejtim të Monacos për yllin francez.

Arsenali ka gati 100 milionë euro për Mbappe

 

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, Arsenali, për të mposhtur konkurrencën e spanjollëve është gati të derdhë në arkat e skuadrës nga principata shumën e 100 milionë eurove, përcjell Telegrafi.

Londinezët gjithashtu i kanë ofruar siguri futbollistit të talentuar edhe fanellën e titullarit në repartin e avancuar.

 

Shpërndaje në: