Me këtë transferim Totenhamit s’ka kush që ia merr titullin e Premierligës (Foto)

Me këtë transferim Totenhamit s’ka kush që ia merr titullin e Premierligës (Foto)

Skuadra angleze Tottenham Hotspurs po fillon të bëhet aktive në afatin kalimtar të verës për futbollistë.

Londinezët kanë arritur marrëveshje me gjigantin holandez Ajax Amsterdam për transferimin e mbrojtësit, Davinson Sanchez.

Sipas mediave nga Anglia, marrëveshja e arritur me Ajax, mund të prekë vlerën e 40 milionë funteve.

Mbrojtësi i talentuar ishte lojtari më i mirë i Ajax sezonin e kaluar dhe kjo bëri që Barcelona, Inter dhe Tottenham të vihen në garë për 21 vjeçarin.

Sanchez do të ishte përforcimi i parë i Tottenham këtë verë, me londinezët që janë në kërkim edhe të një mbrojtësi tjetër gjatë këtij afati kalimtar të verës.

 

Image result for Davinson Sanchez

 

Image result for Davinson Sanchez

 

 

Shpërndaje në: