Këtë vajzë të vogël shqiptare sot e njeh e gjithë bota (Foto)
Kjo vajzë e vogël, është me prejardhje nga Dibra, por fama e saj është përtej kufijve.
Vajza në fotografinë është Bebe Rexha, e cila është shqiptare mirëpo ka lindur dhe jeton në New Yrok.
Ajo është bëre e njohur me pjesëmarrjen e saj në këngët hit të “Take Me Home” nga Cash Cash dhe “Hey Mama” nga David Guetta, gjithashtu ajo është vokalistja kryesore e grupit amerikan “Black Cards” i krijuar nga Pete Wentz, dhe ka qënë bashk-autore e këngës nr.1 në Billboard Hot 100 në SHBA, këngës “The Monster” nga Eminemft. Rihanna, shkruan Metro.
Bleta ka lindur në Brooklyn, New York City, Shtetet e Bashkuara, nga prindër shqiptar nga Dibra, Maqedoni. Bebe Rexha filloi të merrej me muzikë që në moshën 4 vjeçare, dhe vazhdoi të ndjekë dashurinë e saj për muzikën nëpërmjet studimit në shkollën “Tottenville High School” në Staten Island, duke marrë pjesë në muzikalet si “Hello”, “Dolly”, “Jesus Christ Superstar” dhe “Fiddler on the Roof”.




