Këtë vend të “ëndrrave” ka zgjedhur Messi për muajin e mjaltit (Foto)
Lionel Messi ka zgjedhur vendin për të kaluar muajin e mjaltit.
Ylli argjentinas ditën e premte kurorëzoi me martesë lidhjen e tij me Antonellan, me të cilën ka edhe dy fëmijë.
Messi fillimisht do të udhëtojë në Barcelonë për të zgjidhur çështjen e kontratës me klubin, dhe pastaj do të niset për pushime.
30 vjeçari ka zgjedhur ishujt e Karaibeve, saktësisht Antiguan dhe Barbudan për të kaluar muajin e mjaltit.







