Këto fjalë të Anitës për Ramushin nuk i keni dëgjuar asnjëherë (Foto)
Anita Haradinaj, gruaja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar histori të ndryshme nga jeta e saj, duke përfshirë edhe kohën kur është njohur me bashkëshortin e saj.
Ajo thotë se Ramushin e ka njohur në kohën sa punonte si gazetare e terrenit.
‘Ne jemi takuar me Ramushin gjatë punës, kur unë kam punuar gazetare në terren dhe kam shkuar në Aleancë për t’i ndjekur takimet. Jemi takuar disa herë nëpër disa rastee edhe në kafe. Madje kur kemi filluar me dalë kështu si lidhje tjetër, shumicës së njerëzve as nuk ju shkonte mendja që unë dhe Ramushi kemi diçka sepse ata mendoni që ose janë duke bërë ndonjë intervistë ose takim pune. ‘, ka thënë Anita në Express Roze.
Ajo ka folur edhe për momentet sa Ramushi ishte ballafaquar me drejtësinë, duke thënë se kanë qenë shumë të rënda për të e fëmijët tërë ato situata.
Ndërsa për raportin e saj me Haradinajn, thotë se ata janë më shumë se burrë e grua. Janë shokë e partnerë në jetë.
‘Madje shpesh bëj me të shaka i them që jemi edhe shokë burgu sepse kemi kaluar shumë momente të hidhura’, ka thënë Anita.
Ndërsa Anita ka thotë se e adhuron e admiron Ramushin dhe i beson pafundësisht, kështu duke qeshur se ‘Ramushi është djalë shumë i mirë’./Periskopi/



