Këto gjëra i ndodhin vetëm Interit

Këto gjëra i ndodhin vetëm Interit

Një operacion mbresëlënës ai që sapo u zyrtarizua nga Inter.

Përmes një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit, zikaltërit kanë njoftuar rinovimin e kontratës me plot gjashtë futbollistë. Marcelo Brozovic, Antonio Candreva, Henrique Dalbert, Roberto Gagliardini, Joao Miranda dhe Matias Vecino do të vazhdojnë të jenë zikaltër.

“FC Internazionale Milano është i lumtur të njoftojë se Marcelo Brozovic, Antonio Candreva, Henrique Dalbert, Roberto Gagliardini, Joao Miranda dhe Matias Vecino kanë rinovuar kontratat e tyre me klubin. Në vijim janë detajet e rinovimeve të nënshkruara nga zikaltërit:

Marcelo Brozovic rinovoi deri në 30 qershor 2022
Antonio Candreva rinovoi deri në 30 qershor 2021
Henrique Dalbert rinovoi deri në 30 qershor 2023
Roberto Gagliardini rinovoi deri në 30 qershor 2023
Joao Miranda rinovoi deri në 30 qershor 2020
Matias Vecino rinovoi deri në 30 qershor 2022”           /Periskopi/

Shpërndaje në: