Këto ilaçe nuk duhet t’i merrni kurrë me kafe, mund të shkaktojnë sulm në zemër
Pavarësisht nëse je person që zgjohet herët apo jo, shumë prej nesh e kanë të vështirë ta nisim ditën pa një dozë kafeine.
Edhe pse kafeja është treguar se ul rrezikun e një sërë sëmundjesh serioze, nga kanceri deri te sëmundjet e zemrës, pirja e ilaçeve me një filxhan kafe mund të mos e ulë vetëm efektin e tyre, por edhe të rrisë rrezikun e efekteve anësore serioze, ka paralajmëruar një farmacist i njohur.
Nga qetësuesit e zakonshëm të dhimbjeve te tabletat kundër ftohjes e gripit që merren pa recetë, e deri te barnat për tensionin e gjakut, kafeina mund të shkaktojë ndërveprime që ndryshojnë mënyrën se si trupi i përthith, përpunon dhe nxjerr jashtë ilaçet — dhe kjo jo gjithmonë është në të mirën tonë, raporton DailyMail, transmeton Periskopi.
“Kafja e mëngjesit mund të duket e padëmshme, por kafeina mund të ndikojë në mënyrën se si trupi yt i përpunon barnat,” shpjegoi farmacisti përshkrues në Chemist4U, Ian Budd.



