Këto ishin martesat shqiptare më të përfolura të vitit 2016 (Foto)

Këto ishin martesat shqiptare më të përfolura të vitit 2016 (Foto)

Mediat kanë ndjekur me detaje disa nga martesat e për çudi ato më të përfolurat ishin martesat e djemve të këngëtarëve por edhe ajo e djalit të kryeministrit Isa Mustafa.

Ju prezantojme me Martesat e vitit 2016:

Teuta Krasniqi – Adonis Morina

Që në fillim të vitit 2016, të gjithë i kishte befasuar lajmi për martesën e aktorës Teuta Krasniqi dhe trajnerit të fitnesit Adonis Morina. Muaj janar i vitit që e lam pas ishte pikërisht koha kur ajo ishte martuar me Adonisin. Nga dasma e tyre nuk kishte as edhe një fotografi duke e mbajtur kështu ceremoninë larg syrit të publikut. Ajo bashkë me Adonisin kanë sjellur në jetë vajzën e tyre.

Besart Halimi – Ilirjana Podrimaj

Edhe këngëtari Besart Halimi, i ka dhënë fund beqarisë këtë vit.

Ai është martuar në muajin maj me të dashurën e tij Ilirjana Podrimaj me të cilën ishte në një lidhje që një kohë të gjatë, shkruan “Magazina.al”

Edhe në martesën e tyre nuk munguan figura të njohura publike nga jeta artistike. Besarti dhe Jana tani po presin që në vitin 2017 të bëhen prindër për herë të parë.

Kristela Gjokaj –  Agon Abdullahu (NOGA)

Në fillim u përfol fejesa e tyre më pas edhe ceremonia e dasmës për të cilën u tha se ishte një nga më luksozet në showbiz. Ceremonia e dasmës së Kristelës dhe reperit Noga, vërtet ishte ashtu siç ishte përfolur, por si për ironi martesa e tyre nuk zgjati shumë dhe çifti u nda, duke u bërë martesa më e shkurtër në showbizin shqiptar, shkruan “Magazina.al”

Ata u martuan më 17 qershor 2016, por 20 ditë më vonë u ndanë.

Kushtrim Behluli – Learta Jakupi (Djali dhe reja e Shyhrete Behlulit)

Nuk ishin personazhe publike, por për një moment u bën të njohur dhe më të përfolurit, e gjitha kjo për dasmën e tyre e cila mori gjithë vëmendjen mediatike në Kosovë e Shqipëri, shkruan “Magazina.al”

Djali i këngëtares Shyhrete Behlulit, Kushtimi u bë i njohur bashkë me nusen e tij Learten, ndërsa përcilleshin në çdo hap që bënin nga organizimi e deri te ceremonia e dasmës por edhe pas saj.

Ndërsa pas dasmës u përfol e u komentua në mënyra të ndryshme për ditë të tëra, hedhja e parave nga bashkëshorti i Shyhretes kur ajo po kërcente me renë e saj.

Çifti u përvciellën me shkrime në media edhe në muajin e tyre të mjaltit dhe vazhdojnë të jenë prezent edhe sot.

Mark Marku- Nora Muqaj

Këngëtari shqiptar Mark Marku, i cili ishte bër i njohur nga suksesi i tij në X-Factor në Kroaci, kishte bëre publike lidhjen e tij me këngëtaren kosovare Nora Muqaj në vitin 2014.

Pas një lidhje të gjatë ata vendosën që dashurinë ta kurorëzojnë me martesë në nëntor të 2016, me këtë rast pagëzuan edhe djalin e tyre i cili kishte ardhur në jetë në muajin dhjetor të vitit 2015, shkruan “Magazina.al”

Besnik Mustafa – Edita Bajrami (Djali dhe reja e kryeministrit Isa Mustafa)

Një nga dasmat e cila u bë në muajin nëntor ishte edhe ajo mes Besnik Mustafës dhe Edita Bajramit.

Dasma e tyre u përfol në media pasi dhëndri ishte djali i kryeministrit Isa Mustafa.

Edhe pse jo si të tjerat edhe kjo dasmë bëri “bujë” në media, vallëzimi i kryeministrit në dasmën e djalit ishte pjesa më e mirë e ceremonisë së martesës.

Albatrit Muqiqi – Egzona Bajrami

Martesa e këngëtarit Albatrit Muqiqit me Egzona Bajramin, ishte më e fundit e këtij viti e cila u mbajt më 11 nëntor, shkruan “Magazina.al”

Dasma kishte të ftuar shumë figura publike dhe u mbajt në një nga ambientet më luksoze në kryeqytet.

Derisa viti 2016 çiftit i sjelli martesën, viti 2017 do t’i sjellë dhuratën më të bukur pasi Albatriti dhe Egzona po presin të bëhen prindër shumë shpejt.

Shpërndaje në: