Këto janë 10 shtetet me ekonominë më të fuqishme në botë

Këto janë 10 shtetet me ekonominë më të fuqishme në botë

Sipas shifrave të fundit të Bankës Botërore, ekonomia e Shteteve të Bashkuara mbetet më e fuqishmja në botë. Në 18 trilionë dollarë, ajo përfaqëson një të katërtën, 24.3%, e ekonomisë botërore.

SHBA pasohet nga Kina, me 11 trilionë dollarë, ose 14.8% të ekonomisë botërore. Ndërsa, Japonia është në vendin e tretë me një ekonomi prej 4.4 trilionë dollarë, që përfaqëson pothuajse 6% të ekonomisë botërore.

Vendet evropiane marrin tre vendet tjera në listë: Gjermania në pozitën e katërt, me një ekonomi prej 3.3 trilion dollarësh, Mbretëria e Bashkuar në vendin e pestë me  2.9 trilion dhe Franca në vendin e gjashtë me 2.4 trilionë dollarë.

India është në vendin e shtatë me 2 trilionë dhe Italia në vendin e tetë, me një ekonomi prej mbi 1.8 trilionë dollarë.

Vendi i nëntë shkon në Brazil, me një ekonomi gati 1.8 trilion dollarë.

Dhe në vendin e 10 është Kanadaja, me një ekonomi prej mbi 1.5 trilionë dollarë.

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara është më e madhe se sa ekonomitë e 7 vendeve të kësaj liste, prej numrit tre deri në dhjetë.

 

Ekonomitë me rritjen më të shpejtë

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk mund të dominojnë për shumë kohë.

Ndonëse Kina mbetet pas Shteteve të Bashkuara me 7 trilionë dollarë, ekonomia e saj u rrit me 6.7% në 2016, krahasuar me 1.6% të Amerikës.

Kina gjithashtu e ka tejkaluar Indinë si ekonomia me rritjen më të madhe. Sipas FMN’së ekonomia e Kinës u rrit në 6.7% në 2016, krahasuar me atë të Indisë që pati rritje prej 6.6%.

 

Ekonomitë më të mëdha në 2050

Një studim i ri nga PricewaterhouseCooper thotë se Kina do të jetë në vendin e parë deri në vitin 2050. Ekonomitë në zhvillim do të vazhdojnë të rriten më shpejt se ato të zhvilluarat.

India do të renditet e dyta, SHBA do të jetë e treta dhe vendi i katërt pritet të shkojë në Indonezi.

Mbretëria e Bashkuar mund të jetë në vendin e dhjetë deri në vitin 2050, ndërsa Franca mund të jetë jashtë 10’shes së parë, ndërsa Italia nuk parashihet të jetë as brenda 20’shes së parë, pasi aty do të zënë vend ekonomitë në zhvillim më të shpejtë si Meksika, Turqia dhe Vietnami.

Raporti gjithashtu thotë se ekonomia botërore mund të dyfishohet deri në vitin 2050, për shkak të produktivitetit të nxitur nga zhvillimi teknologjik.

 

Shpërndaje në: