Këto janë 11 transferimet më të bujshme të janarit

Këto janë 11 transferimet më të bujshme të janarit

Chelsea dhe Milano janë klubet që kanë bërë lëvizjet më të mëdha gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

Në bazë të vlerave dhe formës së tyre ‘Goal’ ka zgjedhur edhe njëmbëdhjetëshen më të mirë të këtij afati, transmeton Periskopi.

Në portë gjendet Kiko Casilla i cili nga Real Madridi u transferua në Leeds United. Ai kaloi nga Liga e Kampionëve në ligën e parë angleze. Pasi Reali nënshkroi me Thibaut Courtois e Chelseas atëherë gjasat e Casillas që të jetë startues u bënë shumë të vogla.

Si mbrojtës i djathtë është zgjedhur Nathaniel Clyne i cili kaloi nga Liverpooli tek Bournemouth. Ai gjithashtu nuk ishte zgjedhja e parë e gjermanit Jurgen Klopp dhe vendosi që të transferohet në Bournemouth, ku ndihmoi klubin anglez që ta mposhtë Chelsea-n me rezultat të thellë 4-0.

Jesion Murillo kaloi nga Valencia tek Barcelona. Mbrojtësi kolumbian pranoi ofertëne katalanasve dhe menjëherë u transferua tek klubi spanjoll për të forcuar mbrojtjen e Barcelonës dhe për të synuar tripletën.

Medhi Benatia kaloi nga Juventusi tek klubi i Katarit, Al-Duhail. Juventusi pranoi ofertën 10 milionë euro nga klubi i Katarit për Benatian. Gjithashtu, Benatia nuk kishte vendë në formacionin startues.

Mbrojtës i majtë është zgjedhur Jonny i cili la Atletico Madridin për të kaluar në Angli tek Wolves. Jonny u bë transferi rekord i klubit anglez i cili kushtoi 18 milionë funte.

Në mesfushë zë vend Leandro Paredes i cili kaloi nga Zeniti tek Parisi për 45 milionë euro.

Miguel Almiron kaloi nga Atlanta United tek Newcastle United për 27 milionë dollarë.

Mesfushori spanjoll u nda me Chelsean për të kaluar tek Monaco. 31-vjeçari pranoi ofertën e Monacos pasi që dëshiroi që të ketë trainer legjendën e Arsenalit, Thierry Henry i cili u shkarkua menjëherë pas një jave.

Në sulm gjendet Lucas Paqueta që u transferua nga Flamengo tek klubi italian Milan. Ai debutoi me asistë në ndeshjen e Milanos kundër Napolit.

Gonzalo Higuain kaloi nga Milano tek klubi londinez Chelsea. Ai erdhi që të zëvendësojë sulmuesin e larguar Alvaro Morata mirëpo në dy ndeshjet e tij të para ai nuk arriti që të shënojë apo asistojë.

Në fund formacionin e përmbyll Krzysztof Piatek i cili kaloi nga Genoa tek Milano si zëvendësues i Higainit. Piatek në debutimin e tij të parë me Milanon shënoi 2 gola për të kualifikuar Milanon në kupën e Italisë.

 

/Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: