Këto janë çiftet e gjysmëfinales në basketbollin e Kosovës

Këto janë çiftet e gjysmëfinales në basketbollin e Kosovës

Bashkimi është skuadra që e ka kompletuar katërshen e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit kanë shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 90:77 dhe nesër në gjysmëfinale takohen me Rahovecin.

Aaron Moss me 23 pikë, Micaile Tmusic me 17 e Altin Morina me 14 ishin më të merituarit për fitoren e “Portokallinjve”, derisa te mitrovicasit Jonathan Hudsson me 35 e Besnik Azemi me 18 pikë ishin më të dalluarit, por që nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Pas 20 minutave lojë në palestrën “13 Qershori”, skuadra mitrovicase kishte epërsi të lehtë prej pesë pikësh, 44:39. Mirëpo, në vazhdim Bashkimi u tregua skuadër më e mirë dhe në fund iu gëzua fitores që i siguroi gjysmëfinale.

Gjysmëfinale – të premten:

17:30 Rahoveci – Bashkimi

19:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

 

Shpërndaje në: