Këto janë çizmet që do të pushtojnë vjeshtë – dimër 2017
Çizmet e bardha janë zyrtarisht trendi më i nxehtë i këpucëve të vjeshtë – dimër dhe këtë e kanë propozuar prej disa muajsh shumë nga ikonat e njohura të modës në botë. Motrat Hadid ishin ato që i kanë veshur çizmet e bardha në muajt e verës, ndërsa tani, tendenca është përqafuar nga të gjithë. Me taka të ulëta apo të larta, të shkurtra apo të gjata, kjo është në dorën tënde, por kombinimet e mëposhtme mund të të vijnë në ndihmë.
Çuditërisht janë një prej tendencave më të mëdha të verës. Gigi Hadid dhe Selena Gomez i veshën në verë dhe po vazhdojnë t’i mbajnë si të preferuarat e tyre.
Parashikimet kanë dalë! Vajzat e modës e kanë provuar, kështu që nuk ka më asnjë dyshim. Ashtu si çizmet klasike të zeza, homologet e bardha janë po aq stil në këtë sezon. Nëse je stili i tyre, atëherë mund të gjesh kombinime pa fund për t’u trendy bukur në vjeshtë.















