Këto janë dy këshillat e para të Fergosonit për Mourinhon

Këto janë dy këshillat e para të Fergosonit për Mourinhon

Jose Mourinho ka treguar dy këshillat që ia ka dhënë Sir Alex Ferguson.

Konferenca e parë e Jose Mourinhos në krye të Manchester Unitedit ka qenë argëtuese dhe shumë interesante.

Ai gjatë tërë kohës është përgjigjur në humor, ashtu edhe për këshillat që ia ka dhënë Alex Ferguson.

“Këshillat e Ferguson? Më tha merr çadër dhe nuk mund të besoja, dje në qendrën stërvitore ishte duke rënë shi. Ishte këshillë shumë e mirë”, tha Mourinho.

“Këshilla e dytë ishte që të merrja shishen e zakonshme të verës, sepse tani do të kemi shumë raste kur do të jemi së bashku”. /Express/

Shpërndaje në: