Këto janë fotografitë në të cilat dyshohej se ishte presidentja e Kroacisë në bikini (Foto)
Shumë përdorues të rrjeteve sociale mbeten të tronditur pas publikimit të disa fotografive, në të cilat thuhej se është presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç në bikini, transmeton Periskopi.
Fillimisht fotografia u shpërnda në “Twitter” nga një përdorues, i cili ishte shprehur i habitur me linjat trupore të presidentes kroate.
Por, në të vërtet bëhej fjalë për një ngatërrim.
Fotografitë e publikuara ishin të 36 vjeçares Coco Austin, gruaja e reperit dhe aktorit të njohur Ice-T, transmeton Periskopi.
Por, ngjashmëria e tyre kishte habitur të gjithë.
Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga presidentja kroate për këtë ngatërrim.
Ajo është një ndër gratë më të fuqishme në botë, andaj publikimi i një lajmi të tillë do të dëmtonte imazhin e saj./Periskopi






