Këto janë lëvizjet që kanë bërë futbollistët shqiptarë deri tash në tregun e transferimeve (Foto)

Këto janë lëvizjet që kanë bërë futbollistët shqiptarë deri tash në tregun e transferimeve (Foto)

Afati kalimtar veror ka qenë më i nxehtë se kurrë, me Cristiano Ronaldon që u transferua nga Real Madridi në Juventus dhe me një varg lëvizjesh tjera që mund t’i shihni në tabelën më poshtë, shkruan Periskopi.

Në futbollin shqiptar e kosovar ndërkohë, ka pasur shumë pak transfere, më i rëndësishmi ai i Valon Berishës te skuadra e Lazios ku kryen punë si drejtor sportiv Igli Tare. Nëse në këtë mes fusim edhe lojtarët nga diaspora, atëherë tregu i transferimeve të lojtarëve shqiptarë bëhet pak më i pasur.

Por, ajo që tmerron është shitjet e pakta nga ligat respektive, e Shqipërisë dhe e Kosovës. Por veç shitjeve, del se këto liga nga të cilat duhej të dilnin lojtarët kryesorë të kombëtareve tona nuk kanë para për të bërë as blerje që të rrisin cilësinë e ekipeve përkatëse.

Ndërkohë, shihni shitjet që janë bërë nga liga serbe, shumica prej të cilave kanë arritur transferime po nga liga kombëtare./Periskopi

Shpërndaje në: