Këto janë mungesat e Spanjës ndaj Shqipërisë

Këto janë mungesat e Spanjës ndaj Shqipërisë

Saul Niguez ka lënë grumbullimin e “La Roja”-s si pasojë e një dëmtimi.

Mesfushori i Atletiko Madridit e ndërpreu stërvitjen e djeshme me grupin dhe punoi veçmas, por nuk mundi të riaftësohej dhe u detyrua të tërhiqet.

Në vend të tij, tekniku Lopeteguika thirrur mesfushorin e Manchester United, Ander Herrera.

Ky është i larguari i dytë Spanja pas Javi Martinezit i cili u zëvendësua nga qendërmbrojtësi i Real Sociedadit, Inigo Martinez.

Shpërndaje në: