Këto janë pesë këngëtaret më të pasura në botë

Këto janë pesë këngëtaret më të pasura në botë

Të bukura, të talentuara, të suksesshme, por edhe shumë të pasura.

Këngëtaret njihen për fitimet e tyre, por cilat janë 5 më të pasurat?

Në krye të listës qëndron Madonna, vlera e pasurisë të së cilës vlerësohet të jetë 800 milionë dollarë. Ajo deri më tani ka shitur më shumë se 300 milionë albume në mbarë botën dhe për këtë fakt ka hyrë në librin e Guinness-it.

Vendi i dytë është i rezervuar për këngëtaren latine, Gloria Estefan, që posedon një pasuri prej 700 milionë dollarësh. Përpos këngëtare, ajo është edhe aktore dhe ka në pronësi disa restorante.

Celine Dion, që ka shitur më shumë se 220 milionë albume në mbarë botën, me pasurinë e saj prej 662 milionë dollarëve është në vendin e tretë.

Pasuria e saj prej 510 milionë dollarësh e bëjnë Mariah Carey që të renditet si e katërta në listën e këngëtareve më të pasura. Carey do të mbahet mend për mbi 200 milionë kopje albumesh të shitura.

Këngëtare, aktore, sipërmarrëse, modele dhe 17 herë fituese e çmimeve Grammy, Beyonce është padyshim një nga artistet më të suksesshme. Pasuria e saj vlerësohet 450 milionë dollarë, mjaftueshëm sa për t’u renditur e pesta.

Shpërndaje në: