Këto janë skuadrat e kualifikuara pas ndeshjeve të sontme
Katër grupet e para në Ligën e Kampionëve ka nxjerrë tetë skuadrat që do luajnë në fazën e 16 më të mirave.
Befasia e mbrëmjes ishte përgatitur nga Inter, që nuk mposhti dot PSV-në për t’u kualifikuar në fazën e 16 më të mirave.
Ndërsa, Liverpool falë fitores minimale ndaj Napolit arriti të kalonte në raundin tjetër.
Ekipet e kualifikuara në fazën e 16 më të mirave: Dortmund, Atletico Madrid, Barcelona, Tottenham, PSG, Liverpool, Porto dhe Schalke.
Ekipet që do luajnë në Europa League: Club Brugge, Inter, Napoli, Galatasaray. /Periskopi



