Këto janë të famshmet që janë poshtëruar në gjimnaz

Këto janë të famshmet që janë poshtëruar në gjimnaz

Jessica Alba-n e tallnin aq keq, sa babai detyrohej ta shoqëronte çdo ditë në shkollë që të mos e rrihnin

Ndonëse njihet si një nga aktoret më të bukura në botë, në shkollë të mesme ishte objekt i shumë talljeve dashakeqe, që përfundonin deri në dhunë. Aq shumë i ishin kthyer në shqetësim bashkëmoshatarët në shkollë, sa babai u detyrua ta shoqëronte çdo ditë në shkollë. “Babai duhej të më shoqëronte, sepse kishim frikë se do të më sulmonin. E haja drekën tek dhoma e infermiereve, që të mos më duhej të ulesha me vajzat e tjera. Më rrihnin dhe më ngacmonin tërë kohës. Çështja ishte se isha ndryshe, nuk doja të përshtatesha. Përveçse jam racë e përzier, prindërit e mi nuk kishin para, kështu që unë s’kisha rroba të bukura apo çantë shpine të shtrenjtë.”

 

Rihanna: “Dikur më tallnin, tani bota ime është shumë më e madhe”

Në një intervistë për “Allure” në 2008-ën, Rihanna tregoi se në fëmijëri e tallnin vazhdimisht për ngjyrën e lëkurës. Shokët e saj të klasës mendonin se ajo ishte “tepër e bardhë”, megjithatë, tani që është një prej yjeve më të famshëm të muzikës, e ka shumë të qartë si qëndron puna. “Nuk e kuptoja ç’kishin me mua. Unë thjesht shikoja njerëz të tonaliteteve të ndryshme të lëkurës, dhe unë isha ca më e çelët. Tani, bota ime është shumë më e madhe.”

 

Lady Gaga-n e hodhën në një kosh plehrash

Lady Gaga ka kujtime aspak të këndshme nga fëmijëria. Madje, një herë një grup djemsh dhe vajzash e morën dhe e hodhën në një kosh plehrash, diçka që Gaga s’e kuptonte pse e bënin. “Të gjithë po qeshnin me mua, unë po qeshja me veten. Kisha një të qeshur nervoze… Më kujtohet që njëra nga vajzat më pa dhe ma bëri: “Mos je gati për të qarë? Ti je patetike!” Ajo shprehet se këto përvoja ka mundur t’i kalojë vetëm tani vonë, që i kushtoi disa këngë dashurisë për veten dhe gjeti mbështetjen e fansave. “E dija që më lëndonte shumë, por u desh të kalonte kohë që ta kuptoja sa shumë kishte ndikuar tek unë, sa shumë vazhdonte të ndikonte.”

 

Victoria Beckham

Victoria Beckham, ikona e modës dhe stilit, ka qenë një fëmijë shumë i vetmuar. Në kujtimet e saj, ajo mban mend që gjatë shkollës së mesme e dhunonin keqas. “Ata kapnin gjëra dhe më qëllonin me to, kurse unë thjesht mbeta aty, vetëm. Askush s’ishte me mua. Nuk kisha shokë. Njerëzit më shtynin, më kërcënonin se do të më rrihnin pas shkolle, më përndiqnin. Shkolla ka qenë e tmerrshme për mua, e tmerrshme.”, u shpreh ajo për “Elle”.

Shpërndaje në: