Këto janë votat e gazetarit nga Kosova për Topin e Artë

Këto janë votat e gazetarit nga Kosova për Topin e Artë

Luka Modric është shpallur fituesi i trofeut më të vlefshëm individual, “Ballon d’Or” apo “Topi i Artë”.

Edhe Kosova ka kontribuar që Modric ta fitojë Topin e Artë.

Gazetari Bajram Shala i RTV 21 ia ka dhënë gjashtë pikë Modricit, katër pikë Kylian Mbappes, Cristiano Ronaldos tre pikë, Raphael Varanes dy pikë kurse Antonie Griezmmanit 1 pikë, përcjell Insporti.com.

“France Football” i ka dhuruar çmimin “Ballon d’Or”, Luka Modric-it, i cili në katërshen e fundit triumfoi ndaj Cristiano Ronaldos, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.

Kroati deri tek ky sukses erdhi më shumë falë sukseseve që arriti me skuadrën e tij, Real Madrid dhe me kombëtaren e Kroacisë.

Modric ishte fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madrid ( për herë të tretë radhazi), sukses për të cilin kroati nuk kontribuoi aq shumë as me gola as me asistime.

Me kombëtaren kroate, mesfushori preku finalen e Kupës së Botës që u mbajt në Rusi, ku ishte lider i skuadrës, por as aty nuk u regjistrua shpesh në listën e realizatorëve.

Luka para këtij trofeu individual fitoi edhe çmimin “Best FIFA Men’s Player” apo “Lojtari më i mirë nga FIFA”, në shtator, në garë me Messin dhe Ronaldon.

Gjithashtu kroati e fitoi “Topin e Artë të Kupës së Botës”, duke u bërë kroati i parë që fiton atë çmim.

Shpërndaje në: