Këto pritet të jenë çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Kroaci

Këto pritet të jenë çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Kroaci

Çmimet e biletave për sfidën kualifikuese për Botërorin 2018 ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë tashmë janë mësuar jozyrtarisht.

Takimi do të luhet në Shkodër më 6 tetor, derisa shumë shpejtë pritet të dalin në shitje edhe biletat.

Gazeta Olle mëson se çmimi më i lirë i tyre pritet të jetë 10 euro për tribunat pas portave, ndërsa 20 euro do të jenë çmimet për tribunën lindore dhe 55 për pjesën VIP.

Zyrtarisht ende nuk është bërë i ditur nga FFK çmimi i biletave, por të dielën, sekretari i FFK-s, Eroll Salihu tha në RTK se çmimi do të jetë përafërsisht i ngjashëm me ndeshjet e Kombëtares shqiptare. /Periskopi.com

Shpërndaje në: