Kevin De Bruyne: Nuk mund të krahasohem me këta lojtarë (Video)
Kevin De Bruyne e ka kuptuar se asnjëherë nuk do të arrijë në nivelet e Leo Messit dhe te Cristiano Ronaldos
Mesfushori belg po kalon një sezon fantastik me Manchester Cityn ku janë afër trofeut të Premier League, ndërsa në Champions League në prill do të ballafaqohen me Liverpoolin, shkruan Periskopi.
Ai ka folur për krahasimin e tij me Messin dhe Ronaldon.
“Është e pamundur që të krahasohem me ata. Pozitat tona janë të ndryshme,” ka thënë De Bruyne.
“Nëse unë shënojë 10 gola në sezon, ata shënojnë 100,”. /Periskopi/



