KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë, operuan me dronin “X-300 Integrator”

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë, operuan me dronin “X-300 Integrator”

KFOR përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se ushtarë nga Luksemburgu, Holanda dhe Belgjika, që formuan njësinë e Beneluksit të caktuar në Batalionin e Inteligjencës, Mbikëqyrjes dhe Zbulimit (ISRBN) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, pas një viti shërbimi të përkushtuar kanë përfunduar misionin e tyre në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë në kuadër të KFOR-it, kjo njësi ka përdorur sistemin ajror pa pilot “X-300 Integrator”, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për situatën dhe efektivitetin opracional në të gjithë rajonin “duke reflektuar angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, raporton Express.

KFOR-i në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare ritheksojnë se misioni ushtarak vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, përfundon njoftimi.

Shpërndaje në: