KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë

KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë

Ushtarë nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e KFOR, kanë zhvilluar ushtrime të luftimit në ambiente të mbyllura (Close Quarters Battle – CQB) në bazën e MSU-së në Prishtinë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, trajnimet e rregullta janë thelbësore për të garantuar gatishmëri të lartë operacionale të trupave dhe aftësinë e tyre për të reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj çdo sfide të mundshme të sigurisë.

Këto ushtrime, sipas KFOR-it, theksojnë bashkëpunimin e fortë dhe ndërveprueshmërinë ndërmjet personelit shumëkombësh, duke mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në gjithë Kosovën.

Në ushtrimin e detyrave të tij, KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në përputhje me rolin e vet si reagues i sigurisë./Periskopi/

 

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit

Irani ka sulmuar një anije të lidhur me Izraelin me një dron në Ngushticën e…

Vendim i ri për derivatët nga Kusari-Lila: Çmimi maksimal i naftës 1.91 euro për litër

Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se është marrë vendimi për vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet…

Legjenda gjermane: Asllani do të ishte një zgjedhje e mirë për Dortmundin

Borussia Dortmundi pritet të përjetojë një verë të nxehtë në afatin kalimtar, veçanërisht në repartin…

Alarmon AGK se padia e motres së presidentes Osmani cilësohet si përpjekje për presion ndaj mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim serioz lidhur me padinë e ushtruar nga…

Të hënën në ora 11:00 zhvillohet takimi Kurti-Abdixhiku

Të hënën do të zhvillohet takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të…

Korab Bajgora që e kërcënoi Ramush Haradinajn e konsideron veten si “profeti i fundit i njerëzimit”

Policia ka arrestuar mbrëmë Korab Bajgorën pasi kërcënoi e shau kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn…

Vie reagimi i Trumpit pas rrëzimit të avionit luftarak nga Irani

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se rrëzimi i një aeroplani luftarak amerikan F-15 nuk…