KH Istogu ka mbetur në Stamboll, kishte për të udhëtuar drejt Spanjës
Përveç telasheve financiare në fillimin e sezonit, klubi hendbollistik Istogu ka hasur në probleme edhe në udhëtimin drejt Spanjës.
KH Istogu sot zhvillon ndeshjen e parë të së tetës së finales, në kuadër të Challenge Cup, shkruan Periskopi.
Ata kishin planifikuar që të ateronin dje në Malaga, por si pasojë e motit të keq hendbollistet e kaluan natën në aeroportin e Stambollit, Ataturk.
Megjithatë, është konfirmuar se ata në mëngjes janë nisur drejt Spanjës dhe kanë mbërritur në kohën e duhur.
Ndeshjen e dytë, klubi i Istogut e luan nesër me fillim nga ora 11:00. /Periskopi/



