Khabib humbi raundin e parë në karrierën e tij, megjithatë mori fitoren
Vijoi raundi i katërt i super ndeshjes për kampionin e peshave të lehta në UFC mes Khabib dhe McGregor.
Dy raundet e para janë fituar nga Khabib, ndërsa i treti u fitua nga McGregor.
Ky ishte raundi i parë që Khabib humbet në karrierën e tij si profesionist duke treguar edhe njëherë se çfarë ndeshje historike është kjo.
Megjithatë rusi e mposhti në fund McGregor.



