Khabib tregon se përse e sulmoi ekipin e McGregorit
Khabib Nurmagomedov ka bërë të ditur se ai e kishte sulmuar Dillion Danisin dhe jo ndonjë pjesëtar tjetër të ekipit të Conor McGregorit, pasi që ai kishte qenë më moshatar me rusin, ndërsa të tjerët ishin shumë të vjetër.
Në tetor të vitit të kaluar, pas gjitha zënkave dhe kërcënimeve, McGregor u dorëzua në fund të rundit të katërt kur Khabibi e mbajti atë në një pozitë të pafavorshme për irlandezin, duke e fituar përsëri kurorën e peshave të rënda, transmeton Express.
Menjëherë pasi e fitoi meçin, Khabib e kapërceu rrethojën e kafazit dhe e filloi një përleshje me shokun dhe anëtarin e stafit të McGregorit, Dillion Danis. Edhe vet McGregori u ngjit në rrethojë pastaj dhe e goditi një anëtar të stafit të Khabibit.
Përleshja nuk përfundoi këtu pasi që vetëm disa sekonda më vonë, një nga pjesëtarët e grupit të Khabibit hyri brenda kafazit dhe nga prapa shpinës e goditi McGregorin.

“Nuk e dëgjova atë [Danisin] duke folur gjatë ndeshjes. E sulmova atë sepse pjesa tjetër e ekipit të McGregorit ishin shumë të vjetër. Për këtë arsye e sulmova atë, sepse ishte më afër moshës time”, ka thënë Khabib.
“Po ta kisha sulmuar trajnerin e McGregorit, John Kavanagh… nuk mendoj se ai është shumë i vjetër, por ai nuk mund të luftojë kundër meje”.
“Gjatë ndeshjes nuk e dëgjova Danisin sepse kishte shumë zhurmë. Por, nuk më pëlqen askush nga ekipi i McGregorit. Por, e sulmova atë sepse të tjerët janë pothuajse moshatar me babanë tim”./Periskopi/



