Khedira për bashkëlojtarin e tij: “Shumë inteligjent, ka karakter dhe i mirë për Juventusin”

Khedira për bashkëlojtarin e tij: “Shumë inteligjent, ka karakter dhe i mirë për Juventusin”

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, ka folur për blerjen e fundit të Zonjës së Vjetër, Benedikt Hoëedes.

Në një intervistë për TuttoJuve.com, ish-ylli i Real Madridit nuk ka kursyer fjalët për Hoëedes, duke i thënë tifozëve se nga ai duhet të presin shumë.

“E njoh Hoëedes mirë për shumë vite, kemi luajtur së bashku dhe kundër”.

“E njoh si lojtar dhe si një person shumë të mirë, ka karakter dhe për Juventusin do të jetë shumë i rëndësishëm”.

“Mund të them vetëm se Hoëedes është i ri, por shumë inteligjent, taktikisht i përgatitur dhe mendoj se futbolli italian është diçka e mirë për atë”, ka thënë Khedira.

 

Shpërndaje në: