Khole Kardashian me linjë për bikini (Foto)
Motrat Kardashian po tregohen shumë të suksesshme edhe në botën e biznesit, pothuajse secila prej tyre ka hapur një brend personal.
Pas Kim dhe Kylie, edhe Khole hapi një biznes personal, por për dallim nga motrat, Khole hapi linjë për bikini, shkruan lajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë bukuroshja, e cila publikoi një foto me një nga modelet që do të hedh në treg dhe tregoi edhe arsyen pse e mori këtë vendim.
Ajo tha se i pëlqen jashtëzakonisht shumë bikinit, andaj e kishte ëndërr hapjen e një linje personale.




