Kica Xhelili i reagon Gërvalles: Jeni bërë kundërshtar të shtetit – s’po ua qet matematika më

Kica Xhelili i reagon Gërvalles: Jeni bërë kundërshtar të shtetit – s’po ua qet matematika më

Doarsa Kica Xhelili, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka reaguar ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, pas një deklarate të bërë nga kjo e fundit në lidhje me punëtorët e administratës publike.

Deputetja e LDK-së i është drejtuar Gërvallës duke i thënë se është mirë që e kanë kuptuar që po e qeverisin një shtet të cilit i janë bërë kundërshtar.

Postimi i plotë:

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, paska deklaruar se punëtorët e administratës publike i ka opozitë.

Dmth:

Administrata Publike – Opozitë (prej të cilëve, gjysma i patën votuar këta)

Gjykatat – Opozitë

Prokuroritë – Opozitë

Gazetarët – Opozitë

Televizionet – Opozitë

Bizneset – Opozitë

Opozita – Opozitë 😂

Shiko – mirë që e keni kuptuar që po e qeverisni një shtet të cilit ju keni bërë kundërshtar.

Po hallit të propagandës suaj për vota si t’ia bëjmë tash? Se s’po ua qet matematika më.

Shpërndaje në: