Kikboksi në krizë, klubet kërkojnë ndërhyrjen e organeve shtetërore (Foto)

Kikboksi në krizë, klubet kërkojnë ndërhyrjen e organeve shtetërore (Foto)

Ato klube kanë organizuar një mbledhje të jashtëzakonshme, ku kanë kërkuar nga organet shtetërore dhe KOK-u ndërhyrje për të dalë nga kriza.

Kjo është kërkesa e tyre zyrtare:

Kriza e Kikboksit Kosovar
Ka kohë që në Federaten e Kikboksit Kosovar ka probleme të pa numërta dhe që deri me tani kan hasë në vesh të shurdhërt. Qysh në vitin 2014 kan fillu të shprehen paknaqësit nga ana e garuesëve,trajnerve,entuziastëve ,punëtorve sportiv etj,por ende edhe sot e kësaj dite nuk ka ndonje zgjidhje të këtij problemi .Sot me datën 25.02.2017 u mbajt kuvend ku të pranishem ishin përfaqsuesit e klubeve te cilat ne menyrë arbitrare dhe ende te pa spjeguar u larguan nga Federata e Kikboksit te Kosove.Sot u deponuan njembdhjetë ankesa nga njëmbdhjet klube aktive të licencuara në institucionet përkatse të cilat do ti drejtohen Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Ministrisë së Sportit të Kosovës.Gjatë ketij kuvendi u debatua për gjendjen e klubeve te larguara nga Federata dhe për hapat e metutjeshem për keto klube qe kan mbetur jashte Federates përkatëse.Të gjitha klubet e larguara arbitrarisht nga Kryetari z.Fatmir Makolli,kërkojn nga organet shtetrore që të ndërmarrin masat e duhura ,gjegjësisht të organizohet Kuvend i jashtëzakonshem i mbikqyrur nga KOK-u, dhe te ket zgjedhje në menyrë qe sporti i kikboksit të fillon për se mbari dhe vepruar ashtu siq e meriton shteti i Kosovës dhe e ardhmja e sportisteve.
Me respekt nga të gjithë përfaqsuesit e njëmbdhjetë klubeve
Profesionistet dhe te drejtit nuk dorzohen asnjeher.

Shpërndaje në: