KIG: Banorët e fshatit Hade të zhvendosen sa më parë

KIG: Banorët e fshatit Hade të zhvendosen sa më parë

 

KIG bënë të ditur se qëndrimi i kësaj organizate dhe t i banorëve të fshatit është që banorët e kësaj pjese duhet të zhvendosen sa më parë, marrë parasyshë nivelin e ndotjes dhe rrezikshmërinë e lartë, raporton Periskopi.

KIG-u konsideron që Ligji për Obiliqin shtron për zgjidhje edhe këtë problem të banorëve të kësaj pjese duke i detyruar institucionet ta  hartojnë një plan dinamik të zhvendosjes. Muhamed Sallova anëtar I KIG-ut I informoi banorët sesi Neni 2 pika 1.8 flet specifikisht për zgjidhjen e këtij problem prandaj edhe kërkoi përkrahjen e tyre për këtë ligj.

Ligji për Obiliqin është gjithëpërfshirës dhe rregullon shumë segmente dhe probleme të shkaktuara nga operatori ekonomik.Këtu përfshihen të gjitha fushat;reduktimi I nivelit të ndotjes sipas standardeve europiane, zhvendosja e banorëve të rrezikuar, investime në gjelbrim, në shëndetësi,në kulturë dhe në sport.

KIG-u thërret të gjithë qytetarët, faktorët politikë, komunitetet fetare, OJQ-të që ta mbështesin njëzëri këtë ligj sepse ai është për të mirën e përgjithshme.

 

Shpërndaje në: