‘Kim Jong Un’ shëtitë rrugëve të New York’ut, ja si reagojnë amerikanët (Video)
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një qytetar i maskuar ngjashëm me presidentin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, shkruan Periskopi.
I maskuar në atë mënyrë, ai ka shëtitur plot dhjetë orë rrugëve të New York’ut.
Të gjithë qytetarët që e kanë hasur në rrugë, kanë ndaluar dhe janë distancuar nga ai, madje disa nga ta e kanë pyetur nëse është presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Ky është një eksperiment social i realizuar pas tensioneve të theksuara kohëve të fundit mes SHBA’ve dhe Koresë së Veriut, të cilat kanë degraduar deri në kërcënime për luftë./Periskopi
Në videon e mëposhtme shihni reagimin e qytetarëve në rrugët e New York’ut:



