Kim Jongu bëhet baba për herë të tretë

Kim Jongu bëhet baba për herë të tretë

Ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten në nivelin ndërkombëtar pas lëshimit të një rakete mbi Japoni, nga Koreja e Veriut vjen një tjetër lajm.

Diktatori Kim Jong-un është bërë baba për herë të tretë, sigurisht në fshehtësi të madhe. Lajmi bëhet i ditur nga Koreja e Jugut. Gruaja e Kim, Ri Sol-ju duket se ka sjellë në jetë fëmijën e tretë të diktatorit në muajin gusht.

Gjinia dhe emri i fëmijës nuk dihen, ashtu siç ka ndodhur edhe me dy fëmijët e tjerë të udhëheqësit të Penianit. I vetmi informacion i rrjedhur nga shteti i izoluar është emri i vajzës së dytë, Ju-ae, e ardhur në jetë në 2013-n.

Zërat mbi shtatzëninë e Ri Sol Ju që duhet të jetë 27 vjeç ishin përhapur muajt e fundit pasi gruaja e liderit, praktikisht ishte zhdukur nga eventet publike. Ajo u fotografua për herë të parë krah diktatorit në 2012-n, ndërsa sipas burimeve të inteligjencës së Seulit, martesa mes tyre ka ndodhur në 2009-n.

Edhe mbi jetën e zonjës së parë të Koresë së Veriut dihet shumë pak. Viti i lindjes, sipas burimeve të ndryshme, është mes 1985 dhe 1989-s, sipas “New York Post” ka frekuentuar një shkollë muzike e në 2005 ka qenë nxitëse tifozësh në Korenë e Jugut për kampionatet aziatike të atletikës.

Disa burime pretendojnë se para se të martohej me Kim ka qenë këngëtare e pas martesës burri i saj i kishte konfiskuar CD-të e të gjitha materialet që mund të konfirmonin karrierën e saj. Megjithatë, kjo nuk është provuar. Ka edhe nga ata që thonë se Ri Sol You nuk është emri i saj i vërtetë.

Shpërndaje në: