Kim Kardashian mbron bashkëshotin: Kanye West nuk vuan nga probleme mendore

Kim Kardashian mbron bashkëshotin: Kanye West nuk vuan nga probleme mendore

Kim Kardashian ka dalë në mbrojë të bashkëshortit të saj Kanye West pas spekulimeve se ai po vuan nga probleme të shëndetit mendor.

37-vjeçarja mbrojti reperin, pasi ky i fundit u kritikua për mesazhet pro-Trump, duke e konsideruar si ‘vëllain e tij’.

“Mediat po përpiqen të demonizojnë burrin tim, më lejoni që të them këtë. Komentet tuaja mbi Kanye, që ai është më ç’rregullime mendore dhe postimet e tij në Twitter, janë me të vërtetë të frikshme.”

Kanye përditësoi fansat me muzikën e re, linjën e veshjeve dhe ndau një vlerësim për udhëheqësin e SHBA.

Komentet e reperit nuk u pritën mirë nga disa fansa. Disa prej fansave dhe mediave e pyesnin Kanye mbi gjendjen mendore.

Në vitin 2016 reperi u dërgua në spital për shkak të problemeve me shëndetin mendor dhe u pranua për një “vlerësim psikiatrik”.

Megjithatë Kim tha se njerëzit nuk duhet të shqetësohen me gjendjen e mendore të tij.

Shokët e Kanye dhe miqtë e tij u hodhën në mbrojtje.

Ndërsa reperi vuri në dukje se jo të gjitha pikëpamjet duhet të jenë të njëjta.

Shpërndaje në: