Kim Kardashian: Në vitin 2022 do të bëhem avokate
Kim Kardashian ka treguar se ka filluar një praktikë në një zyrë avokature në SHBA dhe shpreson që në vitin 2022 do të bëhet avokate, shkruan BBC, përcjell Periskopi.
Ylli televizic, ka thënë se ka marrë vendim që në vitin 2018 që t’i rreket një karriere më serioze.
Ajo ka thënë se përvoja në Shtëpinë e Bardhë e ka shtyrë ta marrë këtë vendim.
Në vitin 2018, Kim Kardashian kishte qëndruar në Shtëpinë e Bardhë, ku kishte takuar presidentin Trump, vajzën e saj Ivankën dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner. Qëllimet e vizitave të Kim në Shtëpinë e Bardhë kanë qenë përpjekjet për të liruar disa të burgosur./Periskopi/



