Kim Kardashian rikthehet, poston fotografi pas një muaji nga grabitja
Për çudi, bukuroshja 36 vjeçare zgjodhi Facebook në vend të Instagram për të bërë rikthimin e lavdishëm. Ajo ndau me të gjithë fansat e saj një foto ku shfaqej duke promovuar linjën e saj të preferuar të kasave të telefonave.
Jo tamam ajo që prisnim pas një muaji heshtjeje, por duket se Kim dëshiron që të lerë pas krahëve të saj grabitjen në mënyrë të menjëhershme.
Ndoshta një foto pak më familjare do të kishte ngjallur më shumë simpati, ndoshta me dy vogëlushët e saj, por bashkëshortja e Kanye Ëest ka vendosur t’i kthehet menjëherë punës./intv




