Kim Kardashian zbulon disa detaje që askush nuk i dinte

Kim Kardashian zbulon disa detaje që askush nuk i dinte

Kim Kardashian theu heshtjen në lidhje me skandalin e tradhtisë të Tristan Thompson ndaj së motrës gjatë intervistës për Ellen Show.

Ajo ishte në intervistë mbrëmjen e së hënës, ku tregoi se nuk donte të fliste keq pasi do rriten fëmijët dhe nuk dëshiron të krijojnë përshtypje negative. Gjatë bisedës u kuptuan disa detaje që askush nuk i kishte vënë re nga jeta e saj.

Ja cilat janë:

1-Tradhtia e Tristan! Kur po fliste për të, dukej se donte të tregonte më shumë por u tërhoq. Kishte vënë këtë rregull që prej ndarjes së vëllait nga Blac Chyna. Në lidhje me Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson, ajo tha se nëse motra e fal, do jetë në krah të saj.

2-Nuk ka rregulla për telefonin në shtëpi! Ajo tregoi se në mëngjes nuk duhet të jenë telefonat ata që marrin vëmendjen e parë. Kim shtoi se në shtëpi përpiqen të jenë me fëmijët dhe është rregull që të jetojnë. Kështu që mbretëresha e rrjeteve sociale jep disa këshilla të vlefshme.

3-Nuk është shumë e lumtur për emrin Chicago! Vajza e tretë e Kim, e cila erdhi në jetë nga një nënë surrogate i është bashkuar familjes së tyre që në ditën e parë. Kim ka vendosur ta quajë Chicago por nuk është e sigurtë për të pasi  pëlqente emra me një rrokje si fëmijët e tjerë, North dhe Saint. Por tashmë është mësuar dhe nuk do ia ndërrojë emrin vogëlushes.

4-Kanye West e urren tapetin e kuq! Gjatë bisedës u fol për daljet publike të Kanye, i cili nuk shihet aspak duke qeshur. Kim theu heshtjen duke zbuluar se ai i urren dritat, dhe pse është një prej personave më të njohur në showbiz.

5-Kanye po luante lojën Connect 4 kur vogëlushja e tij po lindte! Kim zbuloi se ka qenë eksperiencë shumë e mirë që zgjodhi një nënë surrogate për të patur fëmijën e tretë në familje. Ndërsa po priste që vogëlushja Chicago të lindte, Kim kishte pranë motrën e madhe Kourtney pasi bashkëshorti ishte në dhomën tjetër duke luajtur Connect 4 me miqtë.

Shpërndaje në: