Kim mbërrin në Venecia për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez
Gjithnjë e më shumë personazhe të famshëm po mbërrijnë në Venecia.
Paparacët kanë kapur yjet e reality show-t Kim Kardashian dhe Kris Jenner, për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, të cilën shumë e quajnë “dasma e shekullit”.
Kim dhe Kris u fotografuan në aeroportin e Venedikut, të cilat po duken mjaftë tërheqëse.



Ndryshe, Ivanka Trump ishte ndër të parat që mbërriti në Venecia. Ajo mori me vete bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre.



