Kimete Berisha: Vjosa Osmani sonte ishte dashur të kërkojë ndihmën e psikiatrit
Publicistja Kimete Berisha ka reaguar me tone të ashpra kundër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas kërkesës së saj për interpretim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit. Ajo e akuzon Presidenten se ka toleruar ndikimin e një gjyqtari serb të cilësuar si i rrezikshëm për sigurinë kombëtare nga vetë institucionet e Kosovës.
Sipas Berishës, bëhet fjalë për gjyqtarin Radomir Llabani, i cili është i akuzuar për krime nga Serbia, dhe që sipas saj, “hajn edhe cigare”, por që gjithsesi po vazhdon të ushtrojë funksionin në Kushtetuese dhe të vendosë për fatin e shtetit të Kosovës.
“Ky serb nuk u bë ‘kriminel’ për nevojat e Presidentes, por ka qenë i tillë që në vitin 2018 – sipas akuzës së Serbisë,” shkruan Berisha, duke ironizuar se vetëm kur bëhet fjalë për Vjosa Osmanin, ‘krimineli’ s’është më i tillë.
Ajo kritikon Osmanin se, ndonëse ka qenë në dijeni se një gjyqtar i tillë është i rrezikshëm, ka zgjedhur të presë interpretimin nga një institucion që, sipas saj, tashmë është në dorën e atyre që e kanë sabotuar Kosovën.
“Presidentja Osmani i është nënshtruar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sepse ka dëgjuar çfarë interpretimi ‘e pret’. Dhe vendosi të tërhiqet – sepse drejtësi në Kosovë nuk ka,” shton ajo.



