Kina e tundon Quaresman me këtë ofertë
Ricardo Quaresma është tunduar nga një ofertë nga futbolli kinez.
Anësori i Portugalisë këtë verë mund të largohet nga Besiktas, për t’u transferuar në Kinë.
Gazeta portugeze ‘Bola’ raporton se Quaresmas i është ofruar kontratë tre vjeçare në të cilën do të përfitonte 24 milionë euro, pa bërë të ditur emrin e skuadrës.
Në anën tjetër, nga shitja e Quaresma, Besiktas do të përfitonte 10 milionë euro.
Quaresma 34 vjeçar, është pjesë e Besiktas që nga viti 2015, ku në 81 paraqitje ka shënuar 10 gola.



