Kina në hall: Pasi prishën 56 hektarë tokë, elefantët e egër afër kryeqytetit me miliona njerëz
Një tufë elefantësh ka shkaktuar dëme masive në jug-perëndim të Kinës, përfshirë edhe ngrënien e fushave të tëra me misër dhe thyerjen e hambareve me grurë, pasi kishin ikur nga një rezervat natyror në muajin prill.
Gjatë javës së kaluar, kafshët e shtjerrën një tank uji duke i lënë keq fshatarët dhe të mbjellat atyre, ka thënë transmetuesi CCTV, përcjell Periskopi.
Nuk dihet pse elefantët e egër aziatik, një specie e mbrojtur në Kinë, iku nga rezervati kombëtar nacional në provincën e Yunnanit.
Por, që nga muaji prill, këto kafshë kanë bërë një rrugë prej 500 kilometrash, të ndjekur nga afër prej banorëve dhe autoriteteve, me qindra njerëz të mobilizuar për të garantuar sigurinë publike të qytetarëve.
Të martën, autoritetet në Yunnan thanë që tufa ishte 20 kilometra larg nga kryeqyteti, Kunmingu, që është qytet i miliona njerëzve.
Që nga mesi i prillit, elefantët i kanë shkatërruar 56 hektarë tokë të mbjellash, duke shkaktuar humbje në vlerë prej mbi 1 milionë dollarësh.
Deri tash asnjë viktimë nuk është raportuar, me banorët lokalë që po përpiqen t’i drejtojnë këto kafshë me ushqim dhe duke mbyllur rrugët me kamionë.
Popullata e elefantëve të egër në Yunnan është rreth 300, ndërsa në vitet 1980 ishte 193. /Periskopi



