Kina proteston kundër masave të BE-së për çelikun
Kina protestoi të shtunën kundër vendosjes nga ana e Bashkimit Evropian të masave të reja anti-dumping kundër disa prej produkteve në fushën e metalurgjisë, që Pekini i konsideron si të padrejta dhe të pamenduara.
Wang Hejun, zyrtar i Ministrisë kineze të Tregtisë, tha se vendi i tij vë në pikëpyetje legjitimitetin dhe ligjshmërinë e vendimit të Komisionit Evropian.
Komisioni Evropian njoftoi dje masa kompensuese për produktet kineze duke e akuzuar për përfitim të subvencioneve publike që pengojnë konkurrencën e lirë.
Këto taksa të vendosura ndaj produkteve të hekurit dhe çelikut kinez që përdoren kryesisht në ndërtimin e anijeve mund të arrijnë 35,9 për qind.



