Kinë: Një robot del nga kontrolli dhe sulmon punëtorët në një fabrikë (Video)
Një video nga një fabrikë në Kinë, që tregon një robot humanoid duke sulmuar operatorët, ka shkaktuar trazira në mediat sociale. Incidenti ndodhi më 1 maj dhe ka ngritur shqetësime në lidhje me evolucionin e teknologjisë. Pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat u publikuan nga Daily Mail, tregojnë një robot të zi humanoid të lidhur me një vinç të vogël, i cili papritmas fillon sulmojë operatorët.
Lëvizja e tij bëhet gjithnjë e më e dhunshme, duke bërë që dy operatorë të tmerrohen. Një burrë, i cili ishte ulur pas një kompjuteri, përkulet për tu mbuluar, ndërsa i dyti largohet shpejt nga pajisja. Roboti ngre krahët dhe i përplas vazhdimisht, ndërsa fillon të lëvizë përpara, sikur të përpiqet të çlirohet nga vinçi që e mban. Ata që ishin atje duket se po shqetësohen, duke ngritur duart për të mbrojtur veten dhe duke ikur me vrap.
Intensiteti i skenës rritet ndërsa ekrani i kompjuterit bie në dysheme dhe objektet bien nga tavolina. Njëri nga punëtorët tërheq vinçin në një përpjekje të dëshpëruar për të rimarrë kontrollin e robotit. Videoja u bë virale, me qindra përdorues që komentuan se mund të ishte një skenë nga një film.



