Kinezët e Milanit hapin thesin, 130 milionë euro në merkato për këta yje

Kinezët e Milanit hapin thesin, 130 milionë euro në merkato për këta yje

Por pikërisht nga kinezët vjen edhe një surprizë e ëmbël për fansat e 7-herë kampionëve të Europës dhe mbi të gjitha për skuadrën kuqezi.

Fininvest është në pritje të këstit të parë prej 420 milionë Eurosh, 320 prej tyre do të shkojnë në arkat e Berlusconit për blerjen e klubit ndërsa 100 milionë Euro do të jenë investimi i parë i pronarëve të rinj në klubin kuqezi, 70 do të shkojnë për të mbuluar shpenzimet për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe vetëm 30 do të mbeten për merkaton.

Por këtyre 30 milionëve do tu shtohen pikërisht 100 milionë euro të tjera në mënyrë që drejtori i përgjithshëm Marco Fassonne dhe drejtori sportiv Mirabelli të kenë mundësi të afrojnë në skuadër disa lojtarë lojtarë cilësorë.

Balde Keita- Lazio, Kessie- Atalanta, Schick- Sampdoria, Bernardeschi- Fiorentina, Dahoud- Gladbah dhe Kramer- Gladbah janë lojtarët që kërkohen nga ‘rosonerët’.

Shpërndaje në: